Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Shkozetit në Durrës.
Mësohet se një automjet është përplasur pasi ishte duke lëvizur në kundravajtje në rrugë.
Sipas informacioneve, drejtuesi i automjetit është transportuar me urgjencë në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat.







