Ish-ambasadori Roland Bimo ka komentuar protestat e fuqishme prej gati një muaji të qytetarëve kundër kryeministrit Edi Rama. I ftuar në një emision televiziv, ish-ambasadori u ndal edhe te sjellja e deputetëve dhe anëtarëve të PS ndaj protestës dhe mburojës që po i bëjnë kryeministrit Rama.
Ai u shpreh se ata do kujtohen me turp në të ardhmen, njëlloj si komunistët e në vitet e fundit të regjimit që u bënë mburojë e diktaturës para rënies së komunizmit në 1991.
Sjelljes së tyre shton Bimo u ka kaluar koha përballë qytetarëve shqiptarë.
Ish-ambasadori Roland Bimo:
Dhe kam përshtypjen se me kalimin e kohës anëtarëve të Partisë Socialiste do t’u vijë turp siç do t’u vijë turp anëtarëve të Partisë së Punës në vitet 89 90 91, kur ndonëse u shërbenin me shumë zell një partie së cilës i kishte kaluar koha edhe sot anëtarët e Partisë Socialiste i shërbejnë me zell të cilës duket se jo i ka kaluar koha sot si formacion politik, por i ka kaluar koha si mënyrë sjelljeje përballë qytetarëve të vet. Dmth, unë këtë ndiej që është një forcë politike e cila nëse 10-15 vjet më parë përfaqësonte përparimin, zhvillimin, progresin.







