Ballina Politika Limaj i kthehet Ramës dhe Ballës, me video nga koha e luftës...

Limaj i kthehet Ramës dhe Ballës, me video nga koha e luftës me Tahir Sinanin: Mos prekni themelet e lirisë për interesa ditore

81
0

Lideri i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka publikuar një video nga koha e luftës, ku shfaqet së bashku me heroin e kombit, Tahir Sinani. Përmes një postimi, Limaj ka bërë thirrje që të mos preken vlerat dhe figurat që, sipas tij, përbëjnë themelet e lirisë së Kosovës dhe të kombit shqiptar. Me anë të këtij reagimi, Limaj i është përgjigjur Edi Ramës dhe Taulant Ballës për përdorimin e figurës së Tahiri Sinanit në interesat e tyre politike.

‘Mos prekni themelet e lirisë për interesa e përplasje ditore. Heroi i kombit, Tahir Sinani, i kthyer në frymëzim dhe simbol të qëndresës për çdo luftëtar të UÇK-së, është në themel të lirisë së kombit tonë. Ai e ka shkruar me gjak historinë e lavdishme të UÇK-së dhe emri i tij mbetet i paharruar në ndërgjegjen kombëtare’, ka shkruar Limaj.

Ai ka përfunduar mesazhin e tij me homazhe për Tahir Sinanin dhe të gjithë të rënët për liri.‘Lavdi Tahir Sinani dhe të gjithë dëshmorëve të kombit!’, ka theksuar Limaj.

 

Image