Ballina Politika SPAK e akuzon se vodhi fondet e rrugëve, Erjon Isai shkon në...

SPAK e akuzon se vodhi fondet e rrugëve, Erjon Isai shkon në Kuvend dhe kërkon të marrë nën kontroll mjekët e mësuesit e Kolonjës

108
0

Ndonëse SPAK e ka hetuar dhe e ka dërguar në Gjykatë si përgjegjës për vjedhjen e fondeve për ndërtimin e rrugëve në Ersekë, kryebashkiaku Erjon Isai e ndjen veten kompetent për të shkuar në Kuvend e për të dhënë mend se si duhet të bërë reforma e re territoriale.

Ai u paraqit pa asnjë ndrojtje para Komisionit të Reformës Territoriale dhe veç të tjerash kërkoi që bashkitë të marrin në varësi: mësuesit, mjekët dhe infermierët.

Një pjesë nga propozimet e tij sot: 

Bashkia Kolonjë është një bashki shumë e vogël dhe nga më të prekurat nga lëvizjet emigratore. Reforma dha rezultate të jashtëzakonshme. Nuk ekzistonin çerdhe në të 6 komunat dhe të dy qytetet. Sot ne kemi një çerdhe, kopësht që ofrojnë shërbim dinjitoz, edhe me ushqim për fëmijët e Kolonjës. 

Shumë kompetenca na u dhanë me buxhet shumë të ulët ose zero, përfshirë dhe kompentencat për rrugët rurale. Jemi përgjegjës për infrastrukturën e shkollave dhe qendrave shëndetësore, por nuk kemi asnjë kompentencë nëse mësuesit shkojnë në punë apo jo. Do të ishte fantastike nëse reforma e re na jep kompetenca në këto drejtime. 

Kemi faj ne pse njerëzit kanë ikur nga fshati, jo njerëzit që ikin nga fshati. Decentralizoni plotësisht shërbimin shëndetësor. Edhe nëse unë e di sot që infermieri në fshat nuk shkon asnjë ditë në punë, nuk kam nga ta di, sepse varet nga drejtori rajonal në Elbasan. 

Nuk ka asnjë logjikë. Drejtori rajonal në Elbasan nuk e kontrollon dot fshatin Luarasi. Zyrat arsimore të jenë në varësi të bashkive, bashkë me spitalet bashkiake. Ministritë të kontrollojnë politikat arsimore e shëndetësore, por jo menaxhimin.