VNA sjell deklaratën e pasurisë për vitin 2025 për diplomatin Ferit Hoxha, i cili mban funksionin pranë Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme. Në deklaratën e tij periodike të dorëzuar në ILDKPKI, pasqyrohen ndryshimet në llogaritë bankare, të ardhurat vjetore si dhe pasuria e deklaruar nga dy djemtë e tij madhorë, Maximilien Nèmo Kastriot Hoxha dhe Gabriel Lèo Paul Hoxha.
Pasuria dhe të ardhurat e Ferit Hoxhës
Sipas të dhënave të deklaruara nga vetë diplomati, gjatë vitit 2025 pasuria e tij ka pësuar këto ndryshime kryesore:
Llogari bankare (Shtesë): Ësë shtuar një llogari bankare në vlerën 46,617.33 EUR (me burim nga paga dhe një hua).
Llogari bankare e dytë (Shtesë): Është shtuar një tjetër llogari në vlerën 730.00 EUR.
Huadhënie (Pakësim): Është pakësuar një vlerë huadhënieje prej 25,000.00 EUR.
Sa i përket të ardhurave neto të krijuara brenda vitit, Ferit Hoxha ka deklaruar:
33,408.00 EUR të ardhura neto nga paga në Misionin e Republikës së Shqipërisë.
25,000.00 EUR të ardhura të tjera neto.
Pasuria e djemve si persona të lidhur
1. Maximilien Nèmo Kastriot Hoxha
I biri i diplomatit, Maximilien Nèmo Kastriot Hoxha, ka deklaruar se nuk disponon pasuri të paluajtshme të regjistruar veçmas në emrin e tij, por ka pasqyruar llogaritë dhe të ardhurat nga aktiviteti i tij profesional:
Llogari bankare: Një llogari rrjedhëse individuale me balancë 545.90 EUR deri më 31.12.2025, me burim nga paga.
Pakësime llogarish: Ka deklaruar pakësimin e dy llogarive bankare, përkatësisht në vlerat 6,767.63 EUR dhe 987.18 EUR.
Të ardhura nga paga: Ka përfituar të ardhura neto në vlerën 32,415.24 EUR nga paga e tij pranë kompanisë “WAVESTONE”.
2. Gabriel Lèo Paul Hoxha
Djali tjetër, Gabriel Lèo Paul Hoxha, ka dorëzuar gjithashtu deklaratën e tij si person i lidhur, ku bien në sy llogaritë e ushqyera nga prindërit:
Llogari rrjedhëse: Një llogari bankare individuale me balancë 187.24 EUR (burimi: të ardhura nga prindërit).
Depozitë bankare 1: Një depozitë me balancë prej 265.19 EUR (burimi: të ardhura nga prindërit).
Depozitë bankare 2: Një tjetër depozitë me balancë prej 187.24 EUR (burimi: të ardhura nga prindërit).
Pakësime: Ka deklaruar edhe pakësimin e një llogarie bankare në vlerën 2,331.02 EUR.
Ky deklarim periodik është kryer në përputhje të plotë me detyrimet ligjore që kanë zyrtarët publikë dhe familjarët e tyre madhorë për transparencën e pasurisë përpara Inspektoratit të Lartë (ILDKPKI).







