Japonia dhe Suedia e kanë mbyllur me barazim 1-1 sfidën e raundit të tretë. Ndeshjen e zhbllokoi Japonia me gol në fillimin e pjesës së dytë, ndërsa suedezët rikthyen baraspeshën.
Japonezët i pret “ferri” në fazën me kualifikim direkt pasi shorti i rezervon Brazilin. Përballja Brazil-Japoni do të luhet më 29 qershor. Kjo sfidë nis në orën 19:00.
Kalon më tej edhe Suedia si një nga të tretat më të mira të këtij Botërori.







