Prej 26 ditësh shqiptarët mbushin sheshin para Kryeministrisë, ku kërkojnë largimine qeverisë dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Ndërkohë Rama vijon të këmbëngulë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.
Në një postim në rrjetet sociale mëngjesin e sotëm, ai ka renditur edhe arsyet pse sipas tij dueht të vijojë të jetë në pushtet.
“MIRËMËNGJES dhe me kërkesën e mëposhtme për dorëheqje nga një numër i panjohur, të cilën e mirëkuptoj plotësisht duke e pranuar përulësisht, ju uroj një ditë të qetë
𝗠𝗮𝗻𝗶𝗳𝗲𝘀𝘁𝗶 𝗶 (𝘀)𝗱𝗼𝗿ë𝗵𝗲𝗾𝗷𝗲𝘀!
Është ndoshta fjala më e konsumuar në lëmin virtual, ndaj po ta risjell edhe unë si ‘Millennials’ me shpresën që “Gen Z” nuk do më denigrojë me komente.
Para se të vijoj po ju them, (me lehtësinë e një barre që nuk e kam mbi supe, bashkë me +800K vota) se qeverisjen e mundon më së shumti fodullëku dhe shkenca e gjithologjisë, por kjo meriton një hapësirë më të zgjeruar filozofike për diskutim.
Tani lexomë (nëse mundeni dhe natyrisht nëse doni).
Dorëhiqu për transformimet e zonave urbane dhe rurale.
Dorëhiqu për aeroportet!
Dorëhiqu për turizmin që shënon shifra rekord!
Dorëhiqu për negociatat që u hapen!
Dorëhiqu për konferencën e tetë ndërqeveritare.
Dorëhiqu për kthimin në shina të ekonomisë!
Dorëhiqu që sot keni rritur pagat në thuajse të gjithë sektorët e ekonomisë.
Dorëhiqu sepse sot protestohet paqësisht dhe në dritaren tënde nuk ka snajper!
Dorëhiqu për transformimet në arsimin, shëndetësi, infrastrukturë dhe jo vetëm.
Realiteti është bezdisës për ata që jetojnë me nostalgjinë e krizës së përhershme.
Dorëhiqu, sepse e ktheve Shqipërinë në një vend që sot respektohet ndërkombëtarisht.
Ose mendoje kështu: Dorëhiqu…në 2030!
Nuk do të na duhesh atëherë, por do të kujtojmë me siguri”, shkruan ai.
Ndërkohë ajo që vihet re, është se i menjëhershëm ka qenë reagimi I qytetarëve që e kanë “kryqëzuar” në komente.
“Manifesti i dorëheqjes së vërtetë!
Dorëhiqu për keqpërdorimin e pushtetit.
Dorëhiqu për dyshimet e vazhdueshme mbi procesin zgjedhor dhe besimin e qytetarëve te vota e lirë. Po të zhvilloheshin zgjedhje sot, nuk është aspak e sigurt se do të kishe të njëjtën mbështetje që pretendon.
Dorëhiqu për administratën shtetërore që ende i lë qytetarët të presin me orë, me ditë e me muaj për shërbime bazë.
Dorëhiqu për spitalet ku mungojnë mjekët, ilaçet dhe kushtet dinjitoze.
Dorëhiqu për arsimin që vazhdon të humbasë të rinjtë dhe për emigrimin që nuk ndalet.
Dorëhiqu për ekonominë që detyron mijëra familje të mbijetojnë, ndërsa një grusht oligarkësh pasurohen çdo ditë.
Dorëhiqu për Policinë e Shtetit, që shumë qytetarë e perceptojnë si të politizuar dhe të pafuqishme përballë interesave të njerëzve të pushtetshëm, ndërsa shpesh tregohet e ashpër me qytetarin e zakonshëm.
Dorëhiqu për institucionet që nuk funksionojnë me të njëjtin standard për të gjithë. Dorëhiqu për premtimet e pambajtura dhe për mungesën e përgjegjësisë politike. Respekti ndërkombëtar nuk matet vetëm me samite, konferenca apo fotografi. Matet me mënyrën se si jetojnë qytetarët e një vendi, me drejtësinë, me shtetin ligjor dhe me besimin te institucionet.
Kur qytetarët të mos ndihen më të detyruar të largohen nga vendi, kur ligji të jetë i barabartë për të gjithë dhe shteti t’i shërbejë qytetarit e jo pushtetit, atëherë nuk do të ketë nevojë askush të kërkojë dorëheqje”, ishte replika e një qytetari.
N
dërkohë një tjetër shkruan:
Dorehiqu se shendetsia eshte sketerr
Dorehiqu se arsimi publik eshte nivel miserabel
Dorehiqu se inflacioni po ecen me hapa galopant
Dorehiqu se zhvleresimi i eur ka prek me mijera familje qe jetojne me remitanca
Dorehiqu qe Policia shtetit eshte ne nivelin me te ulet historik perball krimit
Dorehiqu se ke shpopulluar Shqiperine
Dorehiqu se IKMT dhe IMT bashkiake marrin rryshfet ne € cdo dite me sekseret e tyre ne Bashki
Dorehiqu se te gjitha lejet mbi 8 kate qe vendos zotrote e keni kthyer Tiranen ne xhungel betoni
Dorehiqu se Shqiperine po e shisni cdo dite nga nje pellembe.
“Po, patjetër. Të dorëhiqet për aeroportet që i inauguron më shpesh sesa funksionojnë normalisht, për ekonominë që ecën me shpejtësi vetëm në PoëerPoint, për pagat që rriten në podium dhe për qytetarët që vazhdojnë të numërojnë qindarkat. Të dorëhiqet edhe për faktin që e ka kthyer propagandën në sport kombëtar dhe duartrokitjen në argument politik. E sa për 2030-ën, mos u shqetësoni; historia zakonisht i kujton liderët ndryshe nga sa e shkruajnë vetë statuset e tyre”, ishte një tjetër koment.







