Ballina Lifestyle Clevio sërish me deklaratë të fortë për Noizyn

Clevio sërish me deklaratë të fortë për Noizyn

51
0

Kleviol Ahmeti i njohur si Clevio tashmë dihet prej vitesh se ka një përplasje me artistin Noizy. I ftuar në emisionin “Kampionët e Botës”, Clevio bëri një renditje të personazheve VIP shqiptarë. Më të mbivlerësuarin cilësoi Noizyn, por një karton të kuq i dha këngëtares Xhensila Myrtezaj. Topin e Artë për reperin nga Lushnja e meriton Getoar Selimi apo Ghetto Geasy.

Pjesë nga biseda mes tyre:

Vjollca: Cili është lojtari më i mbivlerësuar?

Clevio: Noizy.

Vjollca: Kush është lojtari që bën më shumë zhurmë se sa futboll?

Clevio: Më shumë zhurmë sesa futboll? Nuk është se bën ndonjë zhurmë, por po ia lëmë Stresit.

Vjollca: Cila këngëtare e vendos ndeshjen në skenë sot për sot?

Clevio: Diva, Dafina.

Vjollca: Kush e meriton kartonin e kuq?

Clevio: Xhensila Myrtezaj.

Vjollca: Cili është lojtari që ka merkaton më të madhe?

Clevio: Gango.

Vjollca: Topi i Artë shkon për?

Clevio: Getoarin.