Ballina Aktualitet Kumbaro kërkon të mbyllim sytë: Mos i shihni fotot e Banjove të...

Kumbaro kërkon të mbyllim sytë: Mos i shihni fotot e Banjove të thara të Bënjës

133
0

Ministrja e Arsimit, që ndjehet ende ministre e Turizmit dhe Mjedisit, me peshën e drejtueses politike të Gjirokastrës, është përpjekur t’i shpëtojë fytyrën bashkisë së Përmetit.

Ajo ka bërë një postim në rrjetet sociale duke na kërkuar të mbyllim sytë dhe të mos shohim fotografitë e banjove të thara të Bënjës pas ndërhyrjes betonizuese, po të shohim fotografitë që poston ajo, ku natyra lulëzon.

Natyra që funksioni mirë ndër shekuj, kishte mangët betonin rilindës.

“Fotot e mëposhtme nga Ujërat termale të Bënjës janë të SOTMET dhe kush do të shohë me sytë e logjikës dhe jo me lentet e spekulimit, e ka shumë të lehtë të bëjë dallimin mes transformimit që ka pësuar Bënja sot, dhe kaosit të deridjeshëm. 

Por nuk është thënë ASNJËHERË që kantieri ka përfunduar, sepse janë duke u bërë testimet e nevojshme me prurjet e ujit, nivelin e vaskave, dhe boshatisja e herëpashershme e vaskave është pjesë e këtij procesi. 

?? Sa flasim, vaskat po mbushen sërish, në mënyrë të kontrolluar, sepse inxhinierët (ata të vërtetët, jo gjithologët) e dinë saktësisht se si kryhet kjo punë”,-shkruan Kumbaro.