Ballina Aktualitet Dy muaj Tirana oshëtin: ‘Rama jepe dorëheqjen!’ Qytetarët marshojnë nëpër rrugë në...

Dy muaj Tirana oshëtin: ‘Rama jepe dorëheqjen!’ Qytetarët marshojnë nëpër rrugë në ditën e 60-të

66
0

Për 2 muaj me rradhë qytetarët po vazhdojnë qëndresën dhe protestën e tyre kundër qeverisë socialiste dhe kryeministrit Rama. Nga podiumi para godinës qeveritare oratorët kanë deklaruar se ka prova ulëritëse që vërtetojnë aferat korruptive në të cilat është përfshirë shefi i qeverisë. Ata i kanë bërë thirrje SPAK të ngrihet në lartësinë e detyrës dhe të arrestojë kryeministrin Rama.

Qytetarët ndërkohë mbajtën 1 minutë heshtje duke shprehur keqardhjen e tyre për tragjedinë e ndodhur në fshatin Domen të Shkodrës ku humbi jetën një nënë e re së bashku me fëmijët e saj të mitur. Ata akuzuan qeverinë si përgjegjësin kryesor të kësaj tragjedie e cila mund të ishte parandaluar nëse në atë zonë do të ishte ndërtuar një rrugë për makinat.

Më pas me thirrje për dorëheqjen e qeverisë socialiste qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit.

Marshimi zhvillohet pa incidente, ndërsa pjesëmarrësit u bëjnë thirrje qytetarëve të bashkohen me ta nesër më shumë para kryeministrisë për të kërkuar largimin e qeverisë Rama.