Nuk kanë munguar prej dekadash akuzat mes politikës se në trafikun e drogës janë përfshirë edhe ambasadorë e seli diplomatike. Ndërsa SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit kanë mundur të faktojnë se personi i përdorur si korrier (transportues) i kokainës dhe parave nga Anversa, Belgjikë, drejt Zvicrës është me status diplomati dhe përdor një makinë me targa CD.
Kjo faktohet edhe nga komunikimet që Gjykata e Posaçme ka vlerësuar si provë për të nxjerrë 20 urdhër-arreste. Ky episod daton afro 6 vite më parë, në vitin 2020, kohë në të cilën kjo ministri drejtohej nga ish-ministri i jashtëm Gent Cakaj.
Pjesë nga dosja ARUBA
Personi nën hetim A.R., siç është evidentuar edhe më sipër, ka përdorur dy PIN-e për të komunikuar në SkyECC, konkretisht 30T4KH dhe LOS9EF. Në komunikimin e mëposhtëm, të datës 08.08.2020, A.R. (30T4KH) i shkruan personit nën hetim A.H. (7B9F5E): “Te henen vjen ai cd ti mari 5 per ne zvicer vlla sic folem te vij ti mari si thua?”.
Nga analiza e këtij komunikimi, nisur nga fakti se personi nën hetim A.R. i shkruan “se do vijë ai me cd”, krijohet dyshimi se personi nën hetim mund të bashkëpunojë me shtetas që lëvizin me targa diplomatike.
Në vijim, në datën 10.08.2020, A.R. e kujton sërish A.H lidhur me personin që do të marrë lëndën narkotike për në Zvicër dhe i thotë se në orën 12 do të jetë në Anvers.
Në datën 09.07.2020, A.R. shkruan: “Cpb vlla ato leket e zvicres jan te gjitha gati po mthot nurja po puna esht qe ai shoferi cd nuk shkon dot deri ne fund jav ke njeri ti atje me ti derzu?; Leje leje ate po i them atij k.t.; Fol mos ke njeri ti per shpejtesi se po flas dhe un.; Esht me i delegacjon ai mthot nurja prandaj nuk leviz dor”. Ky komunikim na provon faktin se shtetasi që ka marrë lëndën narkotike në datën 10.08.2020 në Anvers, me qëllim transportin në Zvicër, është në fakt i punësuar pranë ndonjë trupe diplomatike. Gjithashtu, në datën 10.08.2020, A.R. i shkruan sërish…/Web.lajm







