Ballina Rajoni Trajkoviç: Vuçiçi po e lartëson Radoiçiqin sepse ende i duhet për “punë...

Trajkoviç: Vuçiçi po e lartëson Radoiçiqin sepse ende i duhet për “punë të pista”, fsheh planin për…

62
0

Rada Trajkoviq, kryetare e organizatës joqeveritare Lëvizja Evropiane e Serbëve nga Kosova, thotë se zyrtarët e Partisë Progresive Serbe po e paraqesin Milan Radoiçiqin si hero, edhe pse ai përballet me akuza dhe dyshime të rënda.

Sipas saj, kjo bëhet për arsye politike dhe sepse ai mund t’i shërbejë ende pushtetit të Aleksandar Vuçiqit.

“Milenko Jovanov, kryetar i grupit parlamentar të Partia Progresive Serbe në Kuvendin e Serbisë, po luan një lojë të pandershme kur pretendon se Milan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, është hero i Serbisë që iu kundërvu regjimit të Albin Kurtit. Sepse Jovanov e di shumë mirë se Radoiçiqi ndodhet në listën e zezë amerikane, dyshohet për organizimin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, për rastin e Banjskës dhe për një sërë veprash të tjera penale. Dhe ai e di se në fund do ta dorëzojnë”, tha ajo për Danas, transmeton KP.

Sa i përket qëllimit të mbrojtjes dhe lavdërimit të Radoiçiqit, Trajkoviq theksoi se bëhet fjalë për edhe një lojë patriotizmi.

“Në këtë mënyrë ata e provokojnë opozitën që të thotë publikisht për Radoiçiqin atë që ata vetë e dinë. Po përgatiten ta heqin qafe, por ndoshta mund t’u duhet që ai të kryejë edhe ndonjë punë tjetër të pistë për Aleksandar Vuçiq”, tha ajo.

Siç shkruan Danas, gjatë debatit parlamentar për ndryshimet në paketën e ligjeve për drejtësinë, Jovanov, duke iu përgjigjur vërejtjes së Miroslav Aleksiq, kryetar dhe deputet i Lëvizjes Popullore të Serbisë, se Radoiçiqi është kriminel, deklaroi se ai në fakt është një “hero serb”.

“Gjithçka që ka fituar Radoiçiqi, e ka fituar para se të hynte në politikë. Ai mund të jetonte kudo në botë, por zgjodhi të jetojë me popullin e tij në Kosovë dhe M… dhe zgjodhi të qëndrojë përpara atij populli. Ndryshe nga ju, që shëtisni atje me bashkëpunëtorët e Kurtit, ai nuk guxon të kalojë vijën administrative, sepse jeta e tij do të ishte në rrezik nëse do ta bënte këtë. Kjo është dallimi thelbësor mes jush të dyve”, pretendoi shefi i grupit parlamentar të SNS-së.