Ballina Politika Nga depozita 247 mijë euro e bashkëshortes së Blendi Gonxhes, te banesa...

Nga depozita 247 mijë euro e bashkëshortes së Blendi Gonxhes, te banesa 320 mijë euro e Delina Ibrahimajt,…

69
0

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka publikuar deklarimet vjetore të pasurisë së anëtarëve të kabinetit qeveritar për vitin 2025, ku bien në sy investimet në pasuri të paluajtshme, kreditë dhe lëvizjet në llogaritë bankare. Ndër ministrat që spikasin për ndryshimet më të mëdha është ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, e cila ka deklaruar blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 244.98 metra katrorë, me vlerë 320 mijë euro, ku rezulton pronare 100%.

Sipas deklarimit, pasuria nuk është regjistruar ende dhe është financuar tërësisht me kredi bankare. Gjatë vitit 2025 ajo ka shlyer vetëm 1,606 euro, ndërsa detyrimi i mbetur ndaj bankës është 318,394 euro. Në deklarimet e pasurisë bie në sy edhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, i cili deklaron mbi 3.39 milionë lekë në një llogari bankare, si dhe fonde investimi me vlerë mbi 443 mijë lekë. Ndërkohë, bashkëshortja e tij rezulton të ketë një depozitë bankare prej 247,095 euro, një llogari bankare me 9,652 euro, si dhe 5.1 milionë lekë të ardhura nga qiraja.

Nga ana tjetër, ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, e cila mori detyrën në shtator 2025, rezulton me një deklaratë pasurie që e rendit mes zyrtarëve më të pasur të kabinetit qeveritar. Të dhënat e depozituara pranë ILDKPI zbulojnë pasuri të konsiderueshme në pasuri të paluajtshme, aksione në kompani ndërkombëtare dhe fonde investimi me shifra që kalojnë disa miliona euro në total.

Sipas formularit të dorëzuar, Sala deklaron dy apartamente: një me sipërfaqe 189 m² me vlerë 1,020,000 euro, dhe një tjetër 68.1 m² të përfituar nga dhurimi me vlerë 20,000 dollarë. Po ashtu, ajo zotëron 6% të aksioneve në kompaninë britanike “Lucida Medical”, me vlerë të deklaruar 600,000 paund. Gjendja e saj cash është 1,400,000 lekë, ndërsa në llogari bankare, Sala ka depozita dhe fonde që përfshijnë: 300,083.26 GBP në një prej llogarive në Britani, 15,898.29 dhe 39,685.94 euro në llogari të tjera, mbi 1.7 milionë dollarë në fonde investimi, si dhe mbi 230 mijë paund në fonde pensioni dhe investimi.

Të ardhurat e saj profesionale janë gjithashtu të konsiderueshme. Nga veprimtaria në kompaninë Lucida Medical deklaron 21,600 paund, ndërsa nga Universiteti Katolik i Romës, ku ka qenë e angazhuar si mjeke, ka përfituar mbi 257,000 euro neto. Në të njëjtin formular përfshihen dhe të dhënat për bashkëshortin Gëzim Selenica dhe djalin./sot

Deklarimet pasurore të disa prej ministrave

EVIS SALA

Pasuri e paluajtshme

Tipi i pasurisë: Apartament

Sipërfaqja totale e asetit: 189.00 m2

Vlera: 1,020,000.00 EUR

Pasuri e paluajtshme

Tipi i pasurisë: Apartament

Sipërfaqja totale e asetit: 68.10 m2

20,000.00 USD

Aksione

Subjekti tregtar: LUCIDA MEDICAL

Data e regjistrimit: 18/11/2019

Nr. aksioneve/kuotave: 2000

Pjesa takuese: 6 % Vlera: 600,000.00 GBP

Gjendje cash

Vlera monetare: 1,400,000.00 ALL

Llogari bankare, -1,596.28 GBP

Llogari bankare,  -3,462.24 USD

Llogari bankare, 2,861.00 USD

Llogari bankare, 5,393.95 USD

Llogari bankare,1,143.16 USD

Llogari bankare, 38,305.00 ALL

Llogari bankare,  15,898.29 EUR

Llogari bankare, 39,685.94 EUR

Llogari bankare, 300,083.26 GBP

Llogari bankare,4,921.28 GBP

Llogari bankare, 7,967.94 GBP

Llogari bankare, 9,098.37 GBP

Fonde investimi pensioni, 475,013.00 USD

Fonde investimi pensioni, 98,239.24 GBP

Fonde investimi pensioni, 126,040.82 GBP

Fonde investimi, 1,763,753.15 USD

Fonde investimi, 612,807.30 EUR

Të ardhurat nga veprimtaria e pavarur profesionale

Emërtimi: Lucida Medical

Shuma Neto: 21,600.00 GBP

Të ardhura nga paga

Universita Catolica del Sacro Cuore

Shuma Neto: 257,225.82 EUR

Kredi bankare

Shuma totale: 700,000.00 EUR

Bashkëshorti, Gëzim Selenica

Llogari bankare, 2,861.00 USD

Llogari bankare, 5,394.00 USD

Djali

Apartament

Sipërfaqja totale e asetit: 48.00 m2

Vlera 285,000.00 GBP

Llogari bankare 13,605.00 USD

Të ardhura nga paga, 36,000.00 USD

DELINA IBRAHIMAJ

Prona:

Apartament 244.98 m² – 320,000 euro (100% pronare, i blerë me kredi)

Dy apartamente të tjera (100% pronare, të lëna kolateral)

Të ardhura dhe aktive:

Të ardhura nga qiraja: 13,200 euro

Fonde investimi: 505,040 lekë

Fonde investimi: 819,472 lekë

Paga si ministre: 694,243 lekë

Paga si Ministre Shteti: 2,080,980 lekë

Honorare: 748,111 lekë

Detyrime:

Kredi bankare: 320,000 euro

E shlyer: 1,606 euro

Mbetur: 318,394 euro

BLENDI GONXHJA   

Aktive:

Llogari bankare: 3,390,881 lekë

Fonde investimi: 5,215 lekë

Fonde investimi: 438,464 lekë

Bashkëshortja:

Llogari bankare: 9,653 euro

Depozitë bankare: 247,095 euro

Të ardhura nga qiraja: 5.1 milionë lekë