Ballina Politika Berisha niset drejt Vjenës, do të marrë pjesë në Asamblenë Politike të...

Berisha niset drejt Vjenës, do të marrë pjesë në Asamblenë Politike të PPE-së

62
0

Kryetari i Partisë Demokratike ka njoftuar përmes një reagimi në rrjetet sociale se është nisur drejt Vjenës, ku do të marrë pjesë në punimet dyditore të Asamblesë Politike të Partisë Popullore Evropiane (PPE).

Sipas tij, në rendin e ditës së Asamblesë është parashikuar diskutimi i raportit të misionit faktmbledhës të përfaqësuesve të 30 partive anëtare të PPE-së, të cilët vizituan Shqipërinë disa muaj më parë me kërkesë të Partisë Demokratike për t’u njohur nga afër me situatën në vend.

Gjithashtu, në axhendën e punimeve do të jetë edhe çështja e zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Postimi i Berishës:

Miq, sot udhëtova për në Vienë për të marrë pjesë në punimet dy ditore të Asamblesë Politike të EPP Në rendin e ditës të punimeve të Asamblesë është dhe diskutimi i Raportit të Misionit Faktmbledhës të përfaqësusve të 30 partive anëtare të EPP që erdhën para disa muajve në Shqipëri me kërkesë të Partisë Demokratike për t’u njohur me gjendjen në vend. Në rend dite është edhe çeshtja e zgjerimit të BE.