Ballina Kosovë Rinumërimi i 185 vendvotimeve nuk gjeti parregullsi serioze, KQZ nuk e zgjeron...

Rinumërimi i 185 vendvotimeve nuk gjeti parregullsi serioze, KQZ nuk e zgjeron procesin

65
0

Rinumërimi i 185 vendvotimeve të rregullta, i zhvilluar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të verifikuar saktësinë e numërimit të votave në Qendrat Komunale të Numërimit, nuk ka evidentuar parregullsi që do të arsyetonin zgjerimin e këtij procesi në vendvotime të tjera.

Në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit të vitit të kaluar, verifikimi i numërimit në disa vendvotime ngriti dyshime serioze për manipulim të votave të kandidatëve për deputetë. Këto dyshime e shtynë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të vendoste rinumërimin e të gjitha vendvotimeve, ndërsa, me urdhër të Prokurorisë, u arrestuan qindra persona të angazhuar në procesin e numërimit të votave dhe të cilët përfaqësonin subjekte të ndryshme politike.

Megjithatë, vetëm disa muaj më vonë, në zgjedhjet e 7 qershorit të këtij viti, procesi i rinumërimit ka nxjerrë një pasqyrë krejt tjetër.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka treguar për kp, se mostra e rinumëruar përfshin vendvotime nga të gjitha komunat e Kosovës dhe sipas gjetjeve, ato lidhen kryesisht me rikategorizimin e fletëvotimeve nga të pavlefshme në të vlefshme dhe me gabime njerëzore gjatë numërimit fillestar.