Ballina Aktualitet “Edi Rama, a po na dëgjon?”/ Eurodeputetja holandeze i drejtohet kryeministrit: Kërkesat...

“Edi Rama, a po na dëgjon?”/ Eurodeputetja holandeze i drejtohet kryeministrit: Kërkesat e protestuesve janë të qarta!

77
0

Eurodeputetja Anna Strolenberg ka vijuar mesazhet mbështetëse të ndërkombëtarëve në protestë, duke deklaruar se kërkesat e qytetarëve shqiptarë përkojnë plotësisht me parimet bazë mbi të cilat është ngritur Bashkimi Europian. Ajo iu drejtua drejtpërdrejt kryeministrit me një thirrje të fortë e të qartë për të dëgjuar zërin e popullit.

“Ajo për të cilën po protestoni janë vlera evropiane: mbrojtja e natyrës, lufta ndaj korrupsionit, transparenca, demokracia. Jam këtu për t’ju mbështetur. Ka shumë njerëz nga shumë sfonde, duam që Shqipëria të shkojë në BE, por nëse doni të shkoni, Edi Rama duhet të dëgjojë!” tha Strolenberg.

Në mbyllje të fjalës së saj, eurodeputetja lëshoi një paralajmërim të prerë për kreun e qeverisë, duke renditur kushtet që nuk mund të negociohen për të ardhmen e vendit.

“Edi Rama, a po na dëgjon? Ai duhet të dëgjojë, kërkesat janë të qarta: mos u ngatërro me shqiptarët, lufto korrupsionin dhe mbro natyrën!”