Ballina Politika “Rama e shet dhe blen Shqipërinë që të rrijë në pushtet”/ Çfarë...

“Rama e shet dhe blen Shqipërinë që të rrijë në pushtet”/ Çfarë paralajmëroi Dash Shehi 8 vite më parë: Kush i del kundër e quan turkoshak e grekofon

57
0

Tetë vite më parë, ish-deputeti Dashamir Shehi mbajti në Kuvendin e Shqipërisë një fjalim, i cili duket më aktual se kurrë. Në vitin 2018, nga foltorja e Kuvendit, ai u shpreh se kryeministri Edi Rama e shet dhe e blen Shqipërinë si të ketë qejf, vetëm që të rrijë në pushtet. Ai shton se kryeministri Rama përpiqet të shfaqet perëndimor, por në të vërtetë është një pasardhës i komunistëve, ndërsa Perëndimi, ku ai do të tregojë se bën pjesë, nuk ka kryeministra “karagjozë”.

“Ky kryeministri ynë e shet e blen Shqipërinë si të ketë qejf, vetëm të rrijë në pushtet dhe tallet me këdo që mendon ndryshe, jemi turkoshakë. Ka frikë se i marrin flamurin e oksidentalizimit, sepse vetëm ky me atlete të bardha meriton të jetë perëndimor. Sidomos ne të Tiranës, ne hamë plënc e groshë, ky ha havjar, aristokrati. Ky nuk ka asnjë lidhje me Perëndimin, nuk ka Perëndimi kryeministra karagjozë si ky.

Ky është turpi që na qeveris. Le të thotë për mua që ha groshë e plëndës, nuk flliqem fare, mjafton t’i shërbej vendit tim siç i kam shërbyer. Im atë ka mbaruar në Torino, jo si babai i tij që mbaroi në Rusi, këlyshët e komunizmit. Kush i del kundër është turkoshak, anadollak, grekofon ia vë emrin si t’u teket.

Do të vijë dita të përplasemi me një realitet shumë më të ashpër, reflektoni. Ne jemi burra shteti e duhet të mendojmë për Shqipërinë. Nëse është këtu për batuta, plënc edhe raki, e lë 200 vite pas, është nxënësi im për këtë punë ai. Ne themi të kemi një shtet normal, jo një shtet karagjoz”, shprehet ai.

Ndërkohë, prej 30 ditësh sheshi para Kryeministrisë e më pas rrugët e Tiranës janë mbushur plot me mijëra shqiptarë që kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë së tij. Ajo që nisi si një kundërshtim ndaj projektit në Zvërnec, tashmë është kthyer në një revoltë popullore për ndryshimin e establishmentit.