Ballina Aktualitet Tubimi i 30-të, kërkohet largimi i Ramës e Berishës nga skena politike!...

Tubimi i 30-të, kërkohet largimi i Ramës e Berishës nga skena politike! Organizatori Arben Kola thërret protestë për nesër në Rrjoll: Rivendosën gardhin

37
0

Ka nisur në Tiranë protesta e 30-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Si zakonisht, edhe kësaj radhe protestuesit u mblodhen në sheshin “Skënderbej”, nga ku nisën marshimin drejt Kryeministrisë.

Në thirrjet e tyre, protestuesit nuk kursejnë as kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, për të cilin gjithashtu kërkojnë burgim.

Një prej organizatorëve të protestës, Arben Kola, ka paralajmëruar se ditën e nesërme protestuesit do të mblidhen në Rrjoll, pasi aty është rivendosur gardhi që u hoq disa ditë më parë nga protestuesit.

Po ashtu Kola ka paralajmëruar se protestuesit nesër do të ndalen edhe te Kuvendi, për të protestuar.

“Nesër kemi 2 beteja, një në Rrjoll për ata që janë të fortë dhe dinë të përdorin kazmat, levat, çekiçat dhe një do jetë para Parlamentit, apo Hajnamentit”, tha një prej organizatorëve të protestës, Arben Kola