Ballina Politika Balla ndan protestuesit në “të vërtetë” dhe “të dhunshëm”: Do të dialogojmë...

Balla ndan protestuesit në “të vërtetë” dhe “të dhunshëm”: Do të dialogojmë vetëm me qytetarët

57
0

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka bërë një dallim mes protestuesve që prej një muaji protestojnë kundër qeverisë, duke i ndarë ata në “protestues të vërtetë” dhe persona që, sipas tij, ushtruan dhunë gjatë protestës së sotme para Kuvendit.

Duke folur për mediat pas përfundimit të seancës plenare, Balla tha se protestat e 28 ditëve të fundit janë zhvilluar pa incidente dhe me një pjesëmarrje më të madhe qytetare, ndërsa protesta e sotme, sipas tij, u dominua nga një grup i dhunshëm.

“Nuk mund të zbrazemi se një grup mbeturinash sociale dhe politike mendojnë se Parlamenti duhet të shpërndahet”, deklaroi ai.

Balla shtoi se qeveria është e gatshme të ulet në dialog vetëm me ata që i konsideroi “protestues të vërtetë”, duke iu referuar qytetarëve që protestuan për mbrojtjen e natyrës dhe kundër arrogancës së administratës shtetërore.

“Protestuesit e vërtetë janë qytetarët që mbushin bulevardin. Ata ndahen nga një grup kriminal me precedentë të rrezikshëm”, u shpreh kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së.

Deklaratat e Ballës vijnë pas përplasjeve të sotme mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit para Kuvendit, ku u përdorën gaz lotsjellës dhe automjete me ujë për të shpërndarë turmën.