Ballina Politika “Poshtë fashizmi”/ Tensionet në protestën në Kuvend, Qori: Klika e Ramës, i...

“Poshtë fashizmi”/ Tensionet në protestën në Kuvend, Qori: Klika e Ramës, i vetmi formacion politik fashist në Shqipëri

51
0

Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, ka reaguar me tone të ashpra ndaj qeverisë dhe Edi Ramës, duke e akuzuar atë për ushtrim të pushtetit përmes dhunës dhe kontrollit politik.

Në një postim në rrjete sociale, Qori shkruan se pushteti i Partisë Socialiste mbështetet te dhuna policore, ajo e grupeve kriminale dhe ajo që e cilëson si dhunë strukturore, përmes shfrytëzimit, zhvatjes dhe poshtërimit të qytetarëve.

Ai akuzon gjithashtu kryeministrin Rama se drejton Partinë Socialiste në mënyrë totalitare dhe se ka ngritur një kult të udhëheqësit.