Ballina Sport Spanja është shumë e fortë për Austrinë, e kalon pa telashe me...

Spanja është shumë e fortë për Austrinë, e kalon pa telashe me Ojarzabal si bomber

54
0

Spanja ka siguruar një bilete për në fazën e 1/8-ve të Kampionatit Botëror, teksa ka fituar 3-0 ndaj Austrisë në minutën e 71-të të sfidës së vlefshme për 1/16-at.

Pas golit të Mikel Oyarzabal në minutën e 36-të, “La Roja” gjeti edhe rrugën e dytë të rrjetës në pjesën e dytë.

Në minutën e 66-të, Alex Baena dhuroi një asist perfekt për Pedro Porron, i cili me një goditje me kokë në portën e boshatisur nuk gaboi, duke dyfishuar shifrat.

Spanja ka qenë skuadra dominuese gjatë gjithë takimit, duke kontrolluar posedimin e topit dhe duke krijuar vazhdimisht raste të rrezikshme.

Mikel Oyarzabal shenoi edhe golin e trete te takimit.

Lamine Yamal ka qenë ndër më aktivët në repartin ofensiv, ndërsa Dani Olmo, Rodri dhe Oyarzabal kanë mbajtur nën presion mbrojtjen austriake.

Austria provoi të reagojë me hyrjen në fushë të Marko Arnautovic dhe Sasa Kalajdzic, por rastet e krijuara nuk mjaftuan për të vënë seriozisht në vështirësi mbrojtjen spanjolle.

Rasti më i mirë i tyre erdhi me një goditje me kokë të Kalajdzic, e cila përfundoi ngjitur me traversën.