Protestuesit e arrestuar janë më të motivuar se kurrë, tha deputeti i PD Klevis Balliu, pavarësisht se tubuesit e larguan nga komisariati i policisë një ditë më parë.
Sot Balliu shkoi të vizitonte të arrestuarit gjatë mëngjesit ndërsa paralajmëroi se aktet kriminale të policisë do të marrin përgjigjen e merituar.
“Sot pata mundësinë të takoj qytetarët që u arrestuan padrejtësisht. Ata ishin më të motivuar se kurrë dhe shumë falënderues ndaj të gjithë shqiptarëve, veçanërisht ndaj miqve të tyre, të cilët qëndruan pranë tyre përballë dhomave të paraburgimit deri në orët e vona të natës. Ndërsa aktet kriminale të policisë së pushtetit do të marrin përgjigjen e merituar, Partia Demokratike do ta thërrasë drejtorin e Policisë që të japë llogari. Është e turpshme të akuzosh këta qytetarë për dhunë, kur ata, edhe kur ishin 200 mijë protestues, nuk kryen asnjë akt dhune. Është turp që sot në burg janë këta heronj, ndërsa Parlamenti dhe institucionet e shtetit janë uzurpuar nga hajdutët e narkopushtetit. Por këta qëndrestarë ishin të qartë se nuk do të ndalen. Turpi do t’i mbulojë të gjithë ata që heshtin përballë kësaj padrejtësie”, tha ai.







