Nga Qamil Gjyrezi
Me rastin e 100 vjetorin e lindjes së artistit të madh të muzikës sonë, bas-baritonit Luk Kaçaj, Qendra e Artit pranë Akademisë së Shkencave zhvilloi një aktivitet përkujtimor. Akademiku Profesor Vasil S. Tole shkruan: ”Sot kujtuam 100 vjetorin e lindjes së artistit të madh të muzikës sonë, bas -baritonit Luk Kaçaj, në prezencë të familjarëve, muziktarëve, artdashësve dhe miqve të Lukës.”Një shekull pas lindjes së tij, Lukë Kaçaj mbetet jo vetëm basi më i shquar i historisë së muzikës shqiptare, por edhe një simbol i dinjitetit artistik përballë padrejtësisë. Prandaj, kujtimi i tij nuk duhet të shërbejë vetëm për të nderuar një artist të madh, por edhe për të reflektuar mbi përgjegjësinë që ka shoqëria për të njohur, dokumentuar dhe kuptuar plagët që diktatura i shkaktoi kulturës shqiptare dhe disa nga përfaqësuesve të saj më të shquar”.
Vokali i bas-baritonit të Luk Kaçajt, shenjë e autoritetit, dinjitetit dhe thellësisë shpirtërore
Vokali i bas-baritonit të Luk Kaçajt mund të interpretohet semiotikisht si një shenjë e autoritetit, dinjitetit dhe thellësisë shpirtërore. Timbri i tij i ”errët’ por me dritë, rezonanca e fuqishme dhe artikulimi i qartë krijojnë një sistem shenjash që komunikojnë jo vetëm muzikën, por edhe karakterin dhe identitetin artistik. Në planin semiotik, zëri i Luk Kaçajt simbolizon qëndrueshmërinë, forcën morale dhe madhështinë njerëzore.
Regjistri i ulët i vokalit shndërrohet në një shenjë të pjekurisë dhe besueshmërisë, ndërsa interpretimi i tij ndërthur teknikën vokale me ngarkesën emocionale, duke i dhënë çdo fraze muzikore një kuptim të thellë. Nga këndvështrimi estetik, Luk Kaçaj nuk e përdor zërin vetëm si mjet interpretimi, por si një kod kulturor që përcjell traditën e shkollës shqiptare të këngës operistike. Shenjat vokale që ai krijon lidhen me fisnikërinë, disiplinën artistike dhe komunikimin e drejtpërdrejtë me publikun. Prandaj, semiotika e vokalit të Luk Kaçajt dëshmon se zëri i një artisti të madh nuk është vetëm tingull, por një sistem kuptimor që mbart emocione, identitet kulturor dhe vlera artistike që vazhdojnë të jetojnë në kujtesën muzikore shqiptare.
Burgosja e bas-baritonit Kaçaj dhe morali se si një shoqëri i trajton figurat e saj.
Shtrohet pyetja se perse duhej burgosur Luke Kacaj?! Përgjigjet duhet të jenë të sakta, me fakte e prova, që duhet të merren institucionet përgjegjëse me të kaluarën ish-diktatoriale. Luke Kacaj Zef Leka, Dhora Leka dhe Milto Vako janë muzikantë me shumë vlera që janë burgosur në periudhen e diktaturës. Trajtimi dhe studimi i këtyre muzikantëve kërkon një Studim të thellë në planin artistik, historik dhe shoqëror. Une e kam trajtuar temën për ‘morali në diktaturë’, me anë të semiotikës politike, moralit njerëzor dhe kujtesës historike.
Në semiotikën politike, morali nuk shfaqet vetëm përmes fjalëve, por edhe përmes veprimeve, heshtjes, kujtesës, dëshmisë dhe mënyrës se si një shoqëri i trajton figurat e saj. Në rastin e Luk Kaçaj, fakti që ai u burgos gjatë diktaturës është pjesë e historisë dhe mund të analizohet si një shenjë e marrëdhënies midis artit dhe pushtetit. Nëse persona që dikur kanë kontribuar në dënimin ose margjinalizimin e një artisti më vonë e lavdërojnë atë, kjo krijon një kontrast semiotik: shenja publike e nderimit mund të mos përputhet me shenjat e së kaluarës. Nga këndvështrimi i semiotikës politike, lind pyetja nëse një akt nderimi përfaqëson:
-një pendesë të sinqertë;
-një rishikim të historisë;
-apo vetëm një ndryshim të diskursit publik.
Semiotika nuk mund të gjykojë motivet e brendshme të njerëzve, por analizon marrëdhënien midis shenjës (lavdërimi), kontekstit historik dhe kujtesës kolektive. Prandaj, nëse flasim për moralin si kategori semiotike, mund të thuhet se morali shfaqet si koherencë midis fjalës, veprimit dhe përgjegjësisë ndaj së vërtetës historike. Kur këto nuk përputhen, krijohet një tension semiotik që studiuesi mund ta analizojë, pa nxjerrë përfundime për individë të caktuar pa prova të mjaftueshme.
Si përfundim kjo është një temë me vlerë të madhe studimore, sidomos për raportin ndërmjet kujtesës historike, etikës dhe artit në Shqipëri. Diktatura nuk i përkul ose shkatërron vlerat e artistëve të vërtetë, sepse integriteti krijues është i lidhur në mënyrë të natyrshme me lirinë njerëzore. Regjimet shtypëse shpesh përpiqen të zbatojnë propagandën, por kjo censurë zakonisht i frymëzon artistët të prodhojnë vepra të thella dhe subversive që sfidojnë kontrollin dhe i mbijetojnë vetë diktaturës.







