Ballina Europë Franca, Holanda e Belgjika ‘paralizohet’ nga i nxehti/ Shkon në 3,700 numri...

Franca, Holanda e Belgjika ‘paralizohet’ nga i nxehti/ Shkon në 3,700 numri i viktimave nga temperaturat e larta

55
0

Franca, Holanda dhe Belgjika regjistruan 3,700 vdekje të tjera, pas goditjes nga vala e të nxehtit. Shumë vende evropiane u prekën nga temperaturat e larta, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se numri i viktimave rrezikon që të rritet.

Ekspertët kanë thënë se vala e të nxehtit, e cila zgjati nga rreth 20 deri më 28 qershor, ishte më e keqja e regjistruar ndonjëherë në Evropë, duke shkaktuar edhe ndërprerje të prodhimit të energjisë, duke dëmtuar infrastrukturën dhe rënduar sistemet shëndetësore.

Shkencëtarët thonë se temperaturat ekstreme janë të shkaktuara për shkak të ndryshimeve klimatike.

Agjencia e shëndetit publik në Francë theksoi se numri i të vdekurve u rrit me pothuajse 30% dhe me 62% vetëm në rajonin e Parisit në javën që përfundoi më 22 qershor, në kulmin e valës së të nxehtit.