Indeksi vjetor i çmimeve të prodhimeve bujqësore arriti në 151,2 në vitin 2025, nga 149,6 një vit më parë, duke shënuar një rritje prej 1%, bëri të ditur Instituti i Statistikave (INSTAT).
Sipas publikimit të INSTAT, indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore u rrit me 1,4% krahasuar me vitin 2024, ndërsa indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale shënoi një rritje prej 0,5%.
Të dhënat tregojnë se rritja e përgjithshme e indeksit është mbështetur kryesisht nga ecuria e çmimeve të prodhimeve bimore, të cilat regjistruan ritmin më të lartë të rritjes gjatë vitit.
Indeksi i çmimeve të prodhimeve bujqësore mat ndryshimin e çmimeve që marrin prodhuesit bujqësorë për produktet e tyre dhe shërben si një tregues i rëndësishëm për zhvillimet në sektorin e bujqësisë.







