Ballina Politika Neomalsorja thumbon Ramën në “Financial Times”: Lufta e brezit tim nuk është...

Neomalsorja thumbon Ramën në “Financial Times”: Lufta e brezit tim nuk është të kërkojë një vend për të jetuar, por…

166
0

Në një postim në rrjetet sociale deputetja, tashmë e pavarur, Marjana Koçeku ka shpërndarë një intervistë të sajën për “Financial Times”. ‘Neomalsorja’, duke folur për protestat ka deklaruar se prindërit i kanë rritur fëmijët me idenë se lumturia është përtej kufijve ndërsa protesta tregoi se shqiptarët po e shohin tokën e tyre si një vend për të jetuar.
Në postimin e saj shkruan se ka shprehur atë që ka ndjerë prej kohësh, se lufta e brezit të saj nuk është kërkimi i një vendi tjetër për të jetuar, por për të shndërruar vendin ku jeton në të jetueshëm, duke akuzuar kështu indirekt qeverinë “Rama” se e ka bërë vendin të vështirë për të jetuar.

“Në këtë artikull, në Financial Times, kam shpreh atë që e kam ndje prej kohësh dhe që e kam përjetu edhe si histori personale: lufta e brezit tonë nuk asht me kërku nji vend tjetër ma të mirë për me jetu, por me e shndërru në ma të jetueshëm vendin të cilit i përkasim”, deklaron ajo.