Ballina Politika ‘Rama po ndërton ligje për miqtë’/ Cara: Porti i Durrësit dhe investimet...

‘Rama po ndërton ligje për miqtë’/ Cara: Porti i Durrësit dhe investimet strategjike, simbol i grabitjes…

70
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Igli Cara, ngriti akuza të forta ndaj qeverisë gjatë një interviste në Syri TV. Sipas tij, një sërë ligjesh dhe mekanizmash të krijuar ndër vite, përfshirë investimet strategjike dhe menaxhimin e pronave publike, kanë shërbyer për të favorizuar klientët e qeverisë, ndërsa barra financiare është zhvendosur mbi qytetarët shqiptarë. Cara u ndal edhe te ndryshimet në mënyrën e llogaritjes së taksës së pronës, duke argumentuar se kalimi nga sipërfaqja te vlera e tregut do të sjellë rritje të detyrimeve për qytetarët.

Ai përmendi gjithashtu rastin e Portit të Durrësit, projektet publike dhe faljen e taksave, duke pretenduar se buxheti i shtetit dhe pasuria publike po përdoren në dëm të interesit të qytetarëve dhe në favor të një rrethi të ngushtë përfituesish.

CaraMos harrojmë që kemi disa ligje më përpara dhe kemi disa, do themi asete publike të rëndësishme në Shqipëri që janë dhënë pa paguar asnjë taksë, siç është rasti i Portit të Durrësit. Mos harrojmë që kemi ligje siç është dhe janë krijuar dhe agjenci siç është Agjencia e Investimeve Strategjike ose siç e kemi ndryshe AIDA, Korporata e Investimeve Shqiptare. Pra, krijon institucione, krijon mekanizma, krijon ligje vetëm e vetëm për të përfituar para. Mos harrojmë që Rama ishte projektuesi i Rilindjes Urbane, ku u shpenzuan nga paratë e taksapaguesve shqiptarë 2.3 miliardë euro për të bërë ato sheshet, po themi, anë e mbanë në të gjithë Shqipërinë. Po të shohësh, pas vitit 2016, Rama ka bërë një sërë ndërhyrjesh pikërisht për këtë në këtë sektor, për të marrë ato që quhen pasuri publike, ka bërë ligjet për të krijuar përfitime. Përse e them për këto ligjet në fjalë? Edhe ky ligj është në vazhdën e ligjeve të mëparshme. Pra, tani po gjejnë një mënyrë që përsëri jo vetëm të ndihmojnë miqtë e tij, por barrën fiskale kuptohet t’ua lënë qytetarëve. Tani ai thotë që nuk do paguani më sipas sipërfaqes, por do të paguani sipas vlerës së tregut. Pikërisht, kudo në Shqipëri dorëzoi dhe vlerën e tregut për çdo pronë, i rriti padyshim, dhe kuptohet që dhe taksat do rriten. Kjo është normale. Por ama pyetja është, si ka mundësi të jetë një kryeministër kaq barbar, do të thoja, me qytetarët e tij? Pse them barbar? Se kushtetuta e shpreh qartë, përpara ligjit janë të gjithë të barabartë. Pse dikush duhet të paguajë taksa… dikush duhet të jetë pa taksa dhe të mos paguajë dhe dikush, qytetarët e tij, të paguajnë? Dhe që në këtë moment duket që Rama, domethënë, nuk po shkon në shërbim të shqiptarëve, por është gjithmonë krah miqve të tij. Përmenda Portin e Durrësit. Po thashë, si Porti i Durrësit kemi shumë. Aq më tepër që ligjet, ashtu siç i kemi diskutuar dhe në studio, për portet, për hapësirat publike, për çdo gjë, agjencitë që unë përmenda e të gjithë, kanë vetëm një drejtim: të shkojnë tek miqtë e Ramës. Kuptohet që janë shumë para, janë shumë para qyl dhe prandaj dhe vëmendja e të gjithë projektuesve të botës është kthyer nga Shqipëria, se është bërë një vend, një vend parajsë për të fituar para qyl. Mos harrojmë që para disa ditësh, tani shqiptarët e dinë të gjithë se doli pikërisht në librin e dosjet shqiptare që janë 523 projekte.

Fjala vjen, t’i bëjmë një llogari shumë të thjeshtë. Të gjithë e dinë, ato që merren me këtë fushë, që minimumi, një projekt, varion nga 1.5 deri në 4 milionë euro. Bëjeni pak llogarinë, s’po themi me atë të katrën, po mbajmë një mesatare te dyshi. 523 shumëzim për dy bëjeni llogarinë vetë se sa miliardë euro janë. Janë shumë, janë shumë para. Të cilat shkojnë vetëm për projekte. Vetëm për projekte, pa llogaritur vlerën e pronës që është shtetërore, pa llogaritur si do të jetë ndërtimi, pa llogaritur taksat e faluara. Sepse vetëm për Portin e Durrësit, taksat e pushtetit lokal që janë të qytetarëve durrsakë, e kam thënë shpesh dhe do ta përsëris, janë 231 milionë euro vetëm për Portin e Durrësit. Pra imagjinojeni pak se sa miliarda euro i ikin shqiptarëve në drejtim të paditur. Kuptohet, ne e dimë të gjithë, janë në drejtim të miqve të Ramës. Dhe ama ato që vuajnë janë shqiptarët. Dhe prandaj normal që nuk ka para për shqiptarët, nuk ka para për të përfunduar pikërisht rrugët në Shqipëri, nuk ka para për sektorin e shëndetësisë, të bujqësisë, të arsimit e me radhë. Pra çdo gjë, tanimë është një propagandë e bukur, por që tani po i del boja, dhe Rama në këtë moment, për të diskutuar pyetjen e fundit që ju bëtë, si ka mundësi që edhe tanimë që është… do të thoja po numëron ditët, përsëri nuk rreshtet duke grabitur para publike dhe prona publike.