Ballina Rajoni Tentoi të godiste me zinxhirin e qenit mbesën e tij 9-vjeçare, arrestohet...

Tentoi të godiste me zinxhirin e qenit mbesën e tij 9-vjeçare, arrestohet 43-vjeçari në Greqi

42
0

Një 43-vjeçar është arrestuar në Selanik, pasi dyshohet se tentoi të godiste me një zinxhir qeni mbesën e tij 9-vjeçare në një park në zonën e Kalamarisë.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi pasditen e së enjtes dhe u denoncua menjëherë tek autoritetet.

Pas kallëzimit, efektivët e Komisariatit të Policisë së Kalamarisë arrestuan 43-vjeçarin, ndërsa ndaj tij është ngritur çështje penale.

Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e incidentit.