Ballina Sport Vuan Leo Messi, ndaj Kepit të Gjelbër dhe Vozinha-s duhej shtesa, Argjentina...

Vuan Leo Messi, ndaj Kepit të Gjelbër dhe Vozinha-s duhej shtesa, Argjentina kualifikohet mes drithërimash

59
0

Pritej të ishte një “shëtitje”, por Messi dhe Argjentina vuajnë jashtëzakonisht shumë përballë Kepit të Gjelbër ku u desh koha shtesë për të siguruar një biletë për në fazën e 1/8.

I zakonshmi Mesi dërgoi ekipin e tij në avantazh, kur ishte minuta e 29-të. Tashmë është i njohur me rekorde historike, edhe pse ritmi i pjesës së parë ishte zhgënjyes. Askush me 20 gola si Mesi, që shënon prej tetë sfidave radhazi në Botëror.

Pjesa e dytë pa Kepin e Gjelbër që të kërkonte menjëherë golin e barazimit. Dhe festa e madhe erdhi në minutën e 59-të, kur Duarte dërgoi topin në rrjetë.

Spektakli vazhdoi edhe në “extra time”. Argjentina u rikthye menjëherë në avantazh me golin e Lisandro Martinez, ndërsa pati dyshime për pozicion jashtë loje.

Kabral i Kepit të Gjelbër realizoi golin më të bukur të Botërorit deri tani, pikërisht në minutën e 102-të. Askush nuk po u besonte syve.

Të dyja skuadrat po kërkonin golin e fitores. Pas krosimit të Mesit nga këndorja dhe goditjes me kokë të Romeros, ishte devijimi i Borges që solli autogolin e fitores për Argjentinën. Ky ishte edhe eliminimi më i hidhur nga Botërori. Kepi i Gjelbër do të mbahet mend gjatë për debutimin e tij, teksa Argjentina do të përgatitet për sfidën me Egjiptin në fazën 1/8.