Ballina Sport Autoritetet britanike këshillojnë tifozët…

Autoritetet britanike këshillojnë tifozët…

72
0

Tifozët e Anglisë janë paralajmëruar të tregojnë kujdes maksimal gjatë udhëtimit në Meksikë për ndeshjen e 1/8-ave të Kupës së Botës ndaj përfaqësueses vendase.

Autoriteti përkatës në Mbretërinë e Bashkuar që merret me Punë e Jashtme ka publikuar një njoftim ku theksohet rritja e rasteve të vjedhjeve të telefonave celularë dhe të pijeve të manipuluara gjatë turneut.

Autoritetet britanike këshillojnë tifozët të jenë të kujdesshëm, pasi humbja ose vjedhja e pasaportës mund të komplikojë rikthimin në Shtetet e Bashkuara për ndeshjet e ardhshme.

Gjithashtu, rikujtohet se në Meksikë ndalohet rreptësisht futja e cigareve elektronike dhe vejpave, ndërsa shkelësit rrezikojnë burg dhe gjoba që mund të arrijnë deri në 10 mijë paund.