Kryeministri Edi Rama ka vijuar të komentojë protestat që po zhvillohen në bulevardin e Tiranë por edhe në të gjithë botën ku ka shqiptarë.
Në podkastin tij të propagandës javore ai deklaroi se këto protesta përbëhen nga dy shtresa të ndryshme pjesëmarrësish.
Sipas tij, një pjesë e protestuesve janë qytetarë të zakonshëm me shqetësime reale dhe probleme konkrete, ndërsa një tjetër grup i cilësoi si “korë e zezë” e përbërë nga individë që, sipas tij, nxisin tensione dhe dhunë.
Me këtë lloj reagimi ai duke e parë se njerëzit po shtohen përditë në shesh dhe nuk kërkojnë tashmë asgjë tjetër përveçse dorëheqjes së tij,po mundohet të ndjellë përçarje jo vetëm tek ata që protestojnë me këmbëngulje por edhe ata që i përkrahin këto protesta të mëdha antiqeveritare.
Ai duke recituar si çdo javë shtoi se Shqipëria nuk ka asnjë shans të bëjë zhvillime që bien ndesh me standardet e BE
Ndërkohë që nuk tha asnjë gjë për akuzat e rënda të bëra tashmë publike për korrupsion e madh qeveritar dhe lidhjet e tij personale me krimin e organizuar. Nuk përmendi as projektin e tij dhe librin e madh të akuzës publike “Albanian Files” me arkitektet e shumtë që i piketonte vetë që të bënin projekte që tua jepte njerëzve të tij e që shumica kanë problem me ligjin.
“Jam shumë i vëmendshëm dhe një ekip i tërë po dëgjon me shumë vëmendje gjithçka që duhet dëgjuar nga protesta e bulevardit, e cila ka dy shtresa: ‘ujin e rrjedhshëm’ të atyre që dolën sinqerisht dhe ‘korën e zezë’ të dështakë-zemërakëve që krijojnë situata konvulsive,” u shpreh Rama.
Ai shtoi se në raste të tilla mund të shfaqen edhe elementë dhune, ndërsa përdori një shprehje metaforike duke thënë se “kur shkon pas Berihait, në fund të del përpara muri”.
Por reagimi i madh qytetar edhe pas dhunës dhe arrestimeve që janë aplikuar nga kapuçzinjtë e qeverisë herë me maske e herë më uniforme policie, nuk po ulet. Shtohet çdo ditë,
Ndërkohë vlene te kujtojme këtu që vetem dy ditë më parë, Kongresmeni amerikan Joe Ëilson ka propozuar një ligj i cili kërkon hetim nga ana e strukturave të inteligjencës amerikane, mbi lidhjet dhe lehtësimin që qeveria Rama i ka bërë trafikut ndërkombëtar të kokainës.







