Pesë automjete të tonazhit të rëndë, janë përfshirë nga flakët në një gurore në fshatin Shpërdhet.
Ngjarja në polici është raportuar nga administratori i objektit rreth orës 02:30.
Paraprakisht dyshohet se zjarri është vënë nga persona ende të paidentifikuar.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Më datë 04.07.2026, rreth orës 02:30, shtetasi B. A., ka njoftuar se në fshatin Shpërdhet te gurorja të cilën e ka në administrim dhe përdorim, kanë marrë flakë 5 automjete të tonazhit të rëndë, ku dyshohet se zjarri është vënë nga persona ende të paidentifikuar.
Menjëherë është ngritur grupi hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave, identifikimin e autorit/ve, si dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit”, njoftoi sot policia.







