Vullkani Etna në Siçili ka shpërthyer sërish ditën e sotme, duke nxjerrë një re të madhe hiri vullkanik dhe duke shkaktuar kufizime në fluturimet në aeroportin e Katanias.
Sipas Institutit Kombëtar Italian të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV), aktiviteti nisi në orët e para të mëngjesit dhe u intensifikua më vonë, duke krijuar një re hiri që u ngrit rreth 1.5 kilometra mbi krater.
Autoritetet aero-portuale kufizuan përkohësisht hapësirën ajrore, për shkak të resë së hirit, ndërsa meteorologët parashikuan se ajo do të vazhdonte të lëvizte drejt jugut.
Etna, me një lartësi prej rreth 3,300 metrash, është një nga vullkanet më aktivë në botë dhe shpërthen rregullisht.







