Ballina Lifestyle Jennifer Lopez shkëlqen me elegancë, publikon fotografitë nga dasma e Taylor Swift

Jennifer Lopez shkëlqen me elegancë, publikon fotografitë nga dasma e Taylor Swift

69
0

Jennifer Lopez ka ndarë me ndjekësit disa fotografi nga paraqitja e saj në dasmën madhështore të Taylor Swift dhe Travis Kelce, duke tërhequr menjëherë vëmendjen me elegancën dhe stilin e saj.

Këngëtarja dhe aktorja 56-vjeçare u shfaq me një fustan të zi elegant, me dekolte të theksuar, pjesë të ngushtë në bel dhe fund të rrjedhshëm që vinte në pah linjat e saj.

Pamjen e kompletoi me taka të larta, një çantë sateni në ngjyrë të zezë dhe bizhuteri luksoze me diamante, përfshirë një gjerdan, vathë dhe një unazë të madhe, shkruan DailyMail.

Një ditë pas ceremonisë, Lopez publikoi në rrjetet sociale disa fotografi të realizuara përpara se të nisej drejt Madison Square Garden, duke i shoqëruar vetëm me një emoji gotash shampanje, pa shtuar ndonjë urim publik për çiftin e sapomartuar.

Jennifer ishte një nga surprizat e listës së të ftuarve në dasmën e Taylor Swift dhe Travis Kelce, ku morën pjesë rreth 1,000 të afërm dhe emra të njohur të botës së muzikës, filmit dhe sportit.