Ballina Sport Norvegji–Brazil, formacionet zyrtare: Haaland dhe Nusa sfidojnë dyshen Vinícius-Cunha

Norvegji–Brazil, formacionet zyrtare: Haaland dhe Nusa sfidojnë dyshen Vinícius-Cunha

66
0

Është gjithçka gati në “MetLife Stadium” në East Rutherford të New Jersey-t për ndeshjen e 1/8-ave të Kupës së Botës 2026, ku në orën 22:00 Norvegjia do të përballet me Brazilin në një duel shumë të fortë dhe të pritur me interes të madh.

Trajnerët kanë publikuar edhe formacionet zyrtare për këtë sfidë. Norvegjia e drejtuar nga Solbakken zbret në fushë me skemën 3-5-2: Nyland; Ajer, Heggem, Wolfe; Berg, Berge, Odegaard, Nusa, Ryerson; Sorloth dhe Haaland në sulm.

Nga ana tjetër, Brazili i Carlo Ancelottit luan me 4-2-3-1: Alisson; Danilo, Marquinhos, Gabriel, Douglas Santos; Bruno Guimarães, Casemiro; Rayan, Martinelli, Vinícius Jr; dhe Cunha si sulmues i vetëm.

Një duel i madh pritet mes ‘yjeve’ të të dyja skuadrave, me Erling Haaland dhe Antonio Nusa nga njëra anë, përballë Vinícius Júnior dhe Matheus Cunha nga ana tjetër, në një ndeshje që premton spektakël dhe intensitet të lartë.