Argjentina është kualifikuar në çerekfinalen e Botërorit, pas një ndeshje të çmendur ndaj EgjiptitKampionët fituan 3-2 me përmbysje, në një ndeshje ku kaluan nga ferri në parajsë.
“Faraonët” morën avantazhin 0-2, pas golave të Ibrahim në minutën e 15-të dhe Ziko në minutën e 67-të.
Kur dukej se Argjentina do të eliminohej, erdhi përmbysja e madhe. Lionel Messi, që humbi penallti në minutën e 21-të, asistoi për golin e Romeros në minutën e 79-të.
Vetëm 4 minuta më vonë, sulmuesi shënoi golin e barazimit për Argjentinën, duke i dhënë besim ekipit për përmbysjen, që erdhi në shtesë.
Në minutën e 92-të, Enzo Fernandez shënoi golin e tretë dhe të kualifikimit, duke bërë që të shpërthejë festa e çmendur në stadium.
Në çerekfinale, Argjentina do të përballet me fituesin e Kolumbi-Zvicër.







