Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në Greqi ku një 15-vjeçare është abuzuar seksualisht nga bashkëkombësi i saj 14-vjeç.
Sipas mediave greke ngjarja ka ndodhur në dhjetor të vitit 2025, por është bërë publike tani.
Adoleshenti përveçëse e detyroi 15-vjeçaren të kryente marrëdhënie pa pëlqim, gjithashtu edhe e filmoi.
Pas raportimit të incidentit, autoritetet kryen një kontroll në shtëpinë e të pandehurit 14-vjeçar, ku gjetën dhe sekuestruan media të ndryshme dixhitale.
Materiali i sekuestruar është dërguar në Nëndrejtorinë e Hetimeve Mjeko-Ligjore të Greqisë Veriore, ku personel i specializuar po kryen testime laboratorike.







