Ballina Aktualitet Gjyqi i Veliajt, Ajola Xoxa kërkoj pezullimin e procesit, Gjykata rrëzon kërkesën

Gjyqi i Veliajt, Ajola Xoxa kërkoj pezullimin e procesit, Gjykata rrëzon kërkesën

37
0

Trupa gjykuese ka shpallur vendimin lidhur me kërkesën e Ajola Xoxës për pezullimin e procesit gjyqësor.

Gjykata ka konstatuar se e pandehura, që prej kërkesës për gjykim në themel, nuk ka marrë pjesë personalisht në asnjë seancë, por është përfaqësuar nga avokatët e saj.

Sipas vendimit, është provuar se Ajola Xoxa ka kryer lindje me operacion më 29 qershor. Për t’i dhënë mundësinë reale që të jetë e pranishme në proces, trupa gjykuese ka vendosur shtyrjen e seancës.

Ndërkohë, kërkesa e Xoxës për pezullimin e gjykimit është rrëzuar nga gjykata.

Po ashtu, gjykata ka vendosur pezullimin e afateve të paraburgimit për Erion Veliajn deri në seancën e radhës, e cila do të zhvillohet më 21 korrik, në orën 10:00.