Ballina Politika “Rama nuk kupton…”/ Protestat masive, Ngjela: Nuk e jep dorëheqjen, sepse mendon...

“Rama nuk kupton…”/ Protestat masive, Ngjela: Nuk e jep dorëheqjen, sepse mendon se nuk e ka përfunduar tablonë

69
0

Avokati Spartak Ngjela ka reaguar sërish në rrjetet sociale lidhur me protestën kundër qeverisë Rama në Tiranë dhe diasporë, e cila tashmë ka hyrë në ditën e saj të 40-të.

Ngjela e sheh si një betejë mes logjikës universitare të studentëve protestues kundër ngjyrave të piktorit Rama.

Ramës i kërkohet dorëheqja me logjikë, por ai nuk dëshiron të bëjë diçka të tillë, sepse sipas Ngjelës ende nuk ka mbaruar punë me tablonë e pushtetit të tij personal.

Por për avokatin, kjo nuk është një mënyrë e duhur e ushtrimit të pushtetit dhe qeverisjes, pasi me pikturë nuk formohet dot kurrë një shtet juridik.

Postimi i Plote 

Mijëra shqiptarë në Bulevardin kryesor të Tiranës bërtitën gjatë dje pasdite:
Rama jepe dorëheqjen.
Po Rama?
“Kam 83 deputetë”, përsëriste ai.
Ndërsa rinia universitare bërtiste në Bulevard:
Rama jepe dorëheqjen.
Po Rama?
Rama nuk kupton sepse arsyeja e tij nuk është e ndërtuar mbi logjikën e fjalës, por mbi impresionin personal të ngjyrës.
Aktualisht në Tiranë po ndeshen: fjala e rinisë së kryeqytetit dhe forca e ngjyrës së piktorit Edi Rama, i cili është kryeministri aktual i Shqipërisë.
Po Shqipëria?
Shqipëria është në krizë morale, sepse në kryeqytetin e saj, nëTiranë po ndeshet koloriti i një pikture abstrakte me dëshirën logjike tërësisht universitare që kërkon dorëheqjen e piktorit.
Por piktori Rama nuk e jep dorëheqjen sepse ai mendon se ende nuk e ka përfunduar tablonë e pikturës së tij për pushtetin e vet personal.
Por nuk mund ta fitojë piktura drejtimin e një qyteti.
Në një formë artistike, historia e ka provuar se një pikturë e famshme e ka drejtuar, por në një formë shtetërore, ajo nuk e ka drejtuar dot kurrë një shtet në një formë juridike drejtimi, por, si art figurativ, po, një pikturë e famshme e ka drejtuar: pse a nuk e ka pushtuar Pablo Pikaso Parisin, Francën dhe Evropën me pikturën e tij të famshme – Guernika ( Guernica)?
Spartak Ngjela
Tiranë më:
09 korrik 2026