Ballina Europë Itali/ Hiri i vullkanit Etna paralizon aeroportin e Katanias për të dytën...

Itali/ Hiri i vullkanit Etna paralizon aeroportin e Katanias për të dytën ditë radhazi, pezullohen të gjitha fluturimet deri në mesnatë

26
0

Hiri i lëshuar nga Etna ka paralizuar për të dytën ditë radhazi trafikun ajror në aeroportin ndërkombëtar “Vincenzo Bellini” të Katanias, ku të gjitha fluturimet në mbërritje dhe nisje mbeten të pezulluara.

Ndalimi i fluturimeve ishte parashikuar fillimisht të zgjaste deri në mesditën e sotme, por është shtyrë deri në orën 23:59.

Shkak është zgjatja e mbylljes së sektorit C1 të hapësirës ajrore rreth vullkanit Etna, për shkak të emetimit të hirit vullkanik.

SAC, kompania që menaxhon aeroportin e Katanias, bëri të ditur zgjatjen e pezullimit dhe u kërkoi pasagjerëve të kontrollojnë situatën e fluturimit të tyre përpara se të paraqiten në aeroport.

“Verifikoni statusin e fluturimit tuaj me kompanitë ajrore përpara se të shkoni në aeroport”, është apeli i kompanisë që menaxhon aeroportin.

Sipas njoftimit, pezullimi prek si avionët që duhet të mbërrijnë në Katania, ashtu edhe ata që duhet të nisen prej aeroportit, ndërsa ndalimi do të mbetet në fuqi të paktën deri në orën 23:59 të së dielës, 27 shtator.