Ballina Kulturë Aktori 88-vjeçar Anthony Hopkins, nis një kapitull të ri në karrierë pas...

Aktori 88-vjeçar Anthony Hopkins, nis një kapitull të ri në karrierë pas dy çmimeve Oscar dhe 65 vjetësh në aktrim

76
0

Anthony Hopkins nis një kapitull të ri në karrierë, kalon nga aktrimi te muzika klasike

Legjenda e aktrimit Anthony Hopkins ka pasur një karrierë të jashtëzakonshme prej më shumë se 65 vitesh, me mbi 150 role dhe projekte artistike, por në moshën 88-vjeçare ai po bën një kthesë të re në jetën e tij profesionale.

Aktori uellsian, fitues i dy çmimeve Oscar, ka nënshkruar një kontratë diskografike me kompaninë Decca Classics dhe pritet të publikojë një album si kompozitor i muzikës klasike.

Ylli shumëdimensional do të publikojë muajin e ardhshëm një koleksion regjistrimesh që do të përfshijë kompozime të shkruara nga vetë Hopkins, të interpretuara nga dirigjenti Gustavo Dudamel dhe Orkestra Philharmonia.

Hopkins, i lindur në Port Talbot të Uellsit, nisi të luante në piano që në moshën 4-vjeçare dhe thuhet se vetëm disa vite më vonë kishte filluar të interpretonte vepra të kompozitorëve të mëdhenj si Beethoven dhe Chopin.

Duke folur për projektin e ri, Hopkins tha në një deklaratë:

“U dashurova me muzikën që në fillim. Ishte dëshira ime e parë, ëndrra ime e parë.

Kam kompozuar muzikë gjatë gjithë jetës sime. Disa prej këtyre pjesëve kanë qenë me mua për dekada të tëra dhe ende e gjej veten duke u rikthyer tek ato.”

Pjesa e parë muzikore që do të publikohet nga albumi titullohet “Bracken Road”, nga vepra e Hopkins “1947: Suite for Solo Piano and Orchestra”. Sipas kompanisë diskografike, kjo kompozim është frymëzuar nga kujtimet e fëmijërisë së artistit në Margam, Uellsin e Jugut.

Në deklaratën e tij, Hopkins shtoi:

“Jeta ime e tërë është një ëndërr. Nënshkrimi me Decca është nderi i një jete. Ka qenë një privilegj i vërtetë të bashkëpunoja me Orkestrën e njohur Philharmonia dhe me solistët virtuozë, violonçelistin Gregorio Nieto dhe pianistin klasik Sergio Tiempo.