Edhe sot mijëra qytetarë mbushën Bulevardin para Kryeministrisë në ditën e 42-të të revoltave qytetare kundër qeverisë Rama.
Pas fjalimeve para kryeministrisë, qytetarët marshuan rrugëve të kryeqytetit.
Me thirrje të ndryshme si “Ju erdhi fundi” apo “Revolucion”, ata shprehën edhe një herë revoltën e tyre ndaj qeverisë dhe politikës së vjetër.







