Ballina Sport E pabesueshme: Mbi 500 foshnja në Peru u pagëzuan me emrin Haaland...

E pabesueshme: Mbi 500 foshnja në Peru u pagëzuan me emrin Haaland gjatë Kampionatit Botëror

63
0

Sulmuesi i Norvegjisë, Erling Haaland, vazhdon të jetë një nga futbollistët më të adhuruar në botë, ndërsa popullariteti i tij ka arritur edhe në Peru.

Sipas agjencisë AFP, mbi 500 foshnja të lindura në Peru gjatë Kupës së Botës janë pagëzuar për nder të yllit norvegjez.

Plot 468 foshnja kanë marrë emrin Haaland, ndërsa 91 të tjera janë regjistruar me emrin e plotë Erling Haaland.

Shumica e këtyre regjistrimeve janë bërë pas nisjes së Kupës së Botës, ndërsa numri u rrit ndjeshëm pasi Norvegjia siguroi kualifikimin në çerekfinale.

Haaland po zhvillon një turne të jashtëzakonshëm, duke shënuar shtatë gola dhe duke u renditur i treti në listën e golashënuesve, pas Lionel Messi dhe Kylian Mbappe.

Mbrëmjen e sotme, Norvegjia do të luftojë për një vend në gjysmëfinale, ku përballë do të ketë Anglinë. Futbollistët anglezë i njohin shumë mirë cilësitë e Haalandit, pasi ai prej vitesh shkëlqen në Premier League me fanellën e Manchester Cityt..