Kush do ta mendonte që një një futboll hiperteknologjik do të përfundonim të diskutonim për gola të shënuar ‘me ndihmë’ edhe të telekamerave. Dhe në fakt kjo është ajo që ndodhi në Angli-Norvegji.
Në shënjestër të kritikave është pikërisht goli i barazimit 1-1 të Anglisë i shënuar nga Bellingham.
Pas rivënies së topit në lojë nga portieri Nyland, topi u duk se goditi kamerën ajrore ose siç e quajnë ndryshe spidercam përpara se të zbriste në tokë. Një devijim thuajse i papercepteushem por që u duk se kishte ndryshuar drejtimin e topit.
Futbollistët anglezë e rikuperuan topin dhe 8 sekonda më vonë shënuan me fantazistin e Realit të Madridit. Trajneri i Norvegjisë, Stale Solbakken protestoi te arbitri në fund të ndeshjes dhe më pas shpjegoi gjithçka.
‘Shumë nga pankina e kuptuan menjëherë. Topi zbriti nga qielli në mënyrë të menjëhershme, m’u duk e qartë se ka pasur një prekje-tha Solbakken.
Pak minuta më vonë, FIFA doli me një komunikatë në llogaritë e saj në rrjetet sociale duke postuar videin e episodit dhe duke pohuar se chip-i në brendësi të topit nuk sinjalizoi asnjë prekje përpara asaj të futbollisti anglez.
‘Përpara golit të Anglisë në minutën e 47 ndaj Norvegjisë, sensori i Connected Ball nuk sinjalizoi asnjë kulm të ‘rrahjes kardiake të topit’ kur ishte në ajër dhe kështu nuk ka asnjë provë që topi të ketë prekur kabllin dhe të ketë ndryshuar lëvizjen e tij-shpjegon FIFA në komunikatën e saj
Por gjithsesi në rrjetet sociale dhe në mediat norvegjeze nuk mungojnë protestat për një rast që mund të ketë vendosur ndeshjen në një drejtim dhe e gjithë kjo do të diskutohet për një kohë të gjatë.







