Ballina Aktualitet “Qeveria të japë dorëheqjen menjëherë”/ Shqiptarët kërkojnë masivisht largimin e Ramës, nga...

“Qeveria të japë dorëheqjen menjëherë”/ Shqiptarët kërkojnë masivisht largimin e Ramës, nga zyrat e OKB në New York

65
0

Shqiptarë të shumtë nga shtetet Michigan, Pennsylvania, Massachusetts (Boston), Connecticut, New Jersey, New York Virginia Washington D.C dhe shumë shtete të tjera u mblodhën sot përpara Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York, në mbështetje të ditës së 43-të të protestave paqësore në Shqipëri.

Diaspora shqiptaro-amerikane qëndron në solidaritet me qytetarët e Shqipërisë, të cilët vazhdojnë të kërkojnë:

-Shfuqizimin e ndryshimeve të vitit 2024 në Ligjin për Zonat e Mbrojtura (Ligji nr. 21/2024).

-Shfuqizimin e kuadrit ligjor për Investimet Strategjike, si dhe të legjislacionit tjetër që prek zonat e mbrojtura dhe trashëgiminë kulturore.

-Vendosjen në Kushtetutë të kufizimit në dy mandate për postin e Kryeministrit.

-Reformë zgjedhore, më shumë transparencë në financimin e partive politike dhe një Kushtetutë të re të miratuar me referendum.

-Dorëheqjen e qeverisë aktuale dhe krijimin e një qeverie kalimtare jopartiake për të mbikëqyrur reformat demokratike.

Ajo që ra në sy ishte pjesëmarrja e madhe e të rinjve dhe të rejave, të cilët kërkonin me vendosmëri dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama. Me pankarta në duar dhe thirrjen “Rama ik”, ata iu bashkuan protestës, duke shprehur mbështetjen e tyre për kërkesat e qytetarëve në Shqipëri.