Të paktën dy persona u vranë nga disa të shtëna me armë zjarri në një festival në Toronto të Kanadasë. Gjashtë persona u gjetën të qëlluar me armë zjarri, dy prej të cilëve kishin humbur jetën në vendngjarje, shkruan BBC.
Në një konferencë për shtyp, policia tha se kishte pasur një shkëmbim zjarri në festival midis dy individëve dhe se në vendngjarje ishin gjetur dy armë zjarri. Policia ende nuk ka arrestuar askënd, dhe hetimet janë duke vazhduar.
Kryeministri kanadez Mark Carney tha se ishte “i tmerruar” nga të shtënat dhe u ofroi lutjet e tij “familjeve që janë në zi për të dashurit e tyre, atyre që janë në gjendje kritike dhe të gjithë atyre që janë prekur nga kjo ngjarje e tmerrshme”.
Midis 11 dhe 12 korrikut, ishte planifikuar të pritej festivali vjetor latin Salsa në St Clair, një festë vjetore që përfshin një mori shfaqjesh muzikore dhe vallëzimi live. Ky vit ishte edicioni i 22-të i festivalit.







