Ballina Kronika I akuzuar për shpërdorim detyre, Gjykata e Posaçme kthen për hetime të...

I akuzuar për shpërdorim detyre, Gjykata e Posaçme kthen për hetime të mëtejshme dosjen e ish-kryebashkiakut…

52
0

Gjykata e Posaçme ktheu për hetime të mëtejshme të SPAK, dosjen e Elvis Roshit, ish-kryebashkiakun e Kavajës, i akuzuar për shpërdorim detyre.

Siç raporton Anila Hoxha, vendimi iu dha në seancën paraprake me dyer të mbyllura, nga gjyqtarja e posaçme, Rudina Palloj, pasi më herët, gjykata i dha mundësinë prokurorit që të rregullonte mënyrën se si e kishte ndërtuar akuzën ndaj të pandehurit.

Avokati Andi Skënderi tha gjatë gjyqit me dyer të mbyllura se gjetjet e prokurorisë, koha e hetimit dhe finalizimi i akuzës nuk janë në përputhje me afatet procedurale.

Gjykata nuk i arsyetoi detyrat që i la SPAK-ut, po pritet që ato t’i komunikohen palëve me zbardhjen e hetimit.

Pak muaj më parë, ndaj elvis Roshit iu ngrit akuza për shpërdorim detyre nga SPAK duke ngritur dyshime ndaj tij për tenderë në Kavajë.