Ballina Aktualitet Marshimi në Tiranë, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës: Poshtë patronazhistët!

Marshimi në Tiranë, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës: Poshtë patronazhistët!

73
0

Protesta e 44-të radhazi kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama është zhvilluar këtë mbrëmje para Kryeministrisë, ku qytetarë të shumtë u mblodhën duke kërkuar ndryshim dhe llogaridhënie nga qeveria.

Pas tubimit dhe fjalimeve të mbajtura para godinës së Kryeministrisë, mijëra protestues nisën marshimin në rrugët e kryeqytetit, duke vijuar thirrjet kundër qeverisë.

Me pankarta dhe slogane në duar, qytetarët përcollën mesazhet e tyre për ndryshim, ndërsa marshimi po vijon në atmosferë proteste përgjatë akseve kryesore të Tiranës.

Protestuesit kanë mbushur rrugët e Tiranës, ndërsa marshojnë prej disa minutash në bulevardin Gjergj Fishta dhe jo vetëm, duke hedhur thirrje kundër qeverisë.

Në kor, pjesëmarrësit kanë brohoritur “Rama SPAK you!”, ndërsa një tjetër thirrje e përsëritur prej tyre ka qenë “Parlamenti i krimit”.