Ballina Bota Masakër në Illinois, 5 anëtarë të një familje vriten me armë zjarri,...

Masakër në Illinois, 5 anëtarë të një familje vriten me armë zjarri, dy të tjerë plagosen rëndë

77
0

Një ngjarje e rëndë ka tronditur shtetin e Illinois në SHBA, ku pesë anëtarë të së njëjtës familje u vranë dhe dy të tjerë mbetën të plagosur rëndë pas një serie të shtënash në tre vende të ndryshme.

Sipas Policisë Shtetërore të Illinois, sulmet ndodhën të dielën në zonën East St. Louis, në jugperëndim të shtetit. Të shtënat u regjistruan në një kompleks banesash publike, një park dhe një banesë tjetër, ndërsa autoritetet e kanë cilësuar incidentin si një të shtënë masive.

Viktimat që humbën jetën janë identifikuar si Patricia May (74 vjeç), Cherie May (49 vjeç), Devin May (24 vjeç), Shania Thompson (25 vjeç) dhe Quentin Thompson (21 vjeç).

Dy persona të tjerë u plagosën rëndë dhe u transportuan në spital për trajtim mjekësor. Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë publik identitetin e tyre.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur motivet e sulmit dhe për të identifikuar autorin ose autorët e ngjarjes.