Ballina Rajoni Ministrja serbe bën deklaratën skandaloze: Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën në...

Ministrja serbe bën deklaratën skandaloze: Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën në 1998-ën

84
0

Një deklaratë shumë të rëndë dhe skandaloze, ka bërë ministrja e Administratës Publike dhe Vetqevrisjes Lokale në qeverinë Vuçiç, Snezhana Paunoviç.

Në një intervistë të dhënë për median serbe Kurir, ministrja nxiti zemërim te shumë persona pasi deklaroi se nëse do të kishte pasur lirinë që ka pasur Slobodan Millosheviç, do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën”.

“Për të metat dhe budallallëkun tonë, nëse do të kisha qenë e lirë si Millosheviçi, do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998”, deklaroi ministrja serbe gjatë intervistës së dhënë këtë fundjavë.

Kjo deklaratë është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale ku janë nxitur reagime të ashpra, raportojnë mediat në Kosovë. 

Kujtojmë se gjatë luftës së viteve 1998-1999 forcat serbe kryen masakra, vjjedhje, dhe dëmime masive të popullsisë civile shqiptare në Kosovë, ku mbi 1 milionë u dëmuan nga shtëputëe tyre e mijëra të tjerë u vranë ose u zhdukën.